Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, AN AMOUR bashkoi fëmijë, prindër, vullnetarë dhe institucione lokale në një aktivitet festiv dhe edukativ.
Përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe rekreative, fëmijët patën hapësirë të shprehin talentin e tyre dhe të provojnë përvoja të reja. Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit dhe në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit.