DITA JEM është aktiviteti i AN AMOUR për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Përmes lojërave, performancave artistike dhe aktiviteteve kreative, fëmijët dhe familjet e tyre takohen në një hapësirë të përbashkët argëtimi dhe mësimi.
Edicioni i tretë u realizua në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Fëmijë, prindër, edukatorë dhe vullnetarë u bënë pjesë e një dite që vendos në qendër mirëqenien dhe imagjinatën e fëmijëve.