Teatër & dialog / Arkivi

Shfaqja “Djali”

Një rrëfim që hap biseda.

Një shfaqje për marrëdhëniet familjare, adoleshencën dhe rëndësinë e të dëgjuarit.

AN AMOUR mbështeti realizimin e shfaqjes “Djali” të autorit Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit, në bashkëpunim me producentin Ernest Zymberi dhe Teatrin e Gjilanit.

Përmes historisë së një familjeje në krizë, shfaqja krijoi hapësirë për reflektim mbi shëndetin mendor, komunikimin dhe mbështetjen emocionale. Pas premierës në Gjilan, ajo vazhdoi rrugëtimin në qytete të tjera të Kosovës.

Çfarë solli ky projekt

  • Dialog për temat e familjes dhe adoleshencës.
  • Bashkëpunim mes artistëve dhe institucioneve kulturore.
  • Rrugëtim i shfaqjes te publiku në qytete të ndryshme.
Nga aktiviteti

Momente që mbeten.

Vazhdo të eksplorosh

Të tjera nga AN AMOUR.

Fëmijë & komunitet / 1 qershor 2026
Një festë e lojës, kreativitetit dhe të drejtës së çdo fëmije për të qenë pjesë.
Fëmijë & komunitet / 31 korrik 2024
Performancë, lojë dhe takime të reja në kuadër të Ditëve të Mërgatës.
Bëhu pjesë

Ideja jote.
Hapësira jonë e përbashkët.

Je artist, edukator, vullnetar apo organizatë? Le ta nisim një bisedë për atë që mund të krijojmë së bashku.