AN AMOUR mbështeti realizimin e shfaqjes “Djali” të autorit Florian Zeller, me regji të Erson Zymberit, në bashkëpunim me producentin Ernest Zymberi dhe Teatrin e Gjilanit.
Përmes historisë së një familjeje në krizë, shfaqja krijoi hapësirë për reflektim mbi shëndetin mendor, komunikimin dhe mbështetjen emocionale. Pas premierës në Gjilan, ajo vazhdoi rrugëtimin në qytete të tjera të Kosovës.